Craig Harrison snajperisti britanik që luftoi në Kosovë e ka përshkruar luftën e Kosovës si më të rëndën që ka përjetuar. Ai ka rrëfyer një nga momentet e tij më të vështira gjatë kohës sa ishte në Kosovë.
“Në Kosovë sërish, në hymë në një fshat, hymë në një shkollë, dhe ne do të përdornim shkollën si bazë tonën kryesore, por duhej ta pastronim fillimisht. E mbaj mend, sepse kam shumë storie për Kosovën.”, rrëfen Harrison.
Ai tha se në shkollë kishte shumë dyer në një korridor të gjatë, derisa ka rrëfyer me dhimbje se çfarë pa atë ditë.
“Në fund të korridorit kishte një derë dhe isha me mikun tim Ronnie, i thash më mbulo sepse doja ta thyeja derën, dhe shikova, e godita dhe pashë 6 gra të gjitha të zhveshura, të gjalla, në një dhomë të errët, të mbuluara në gjak, serbët i kishin dhunuar ato.”, tha Harrison.
“E hoqa helmetën, i hoqa armatimin e trupit, ia dhash armët shokut tim, dhe u ula sepse gjëja e fundit që do të donin të shihnin është një uniformë me një armë dhe i thash Ronnie shko merr një ushtare grua t’i qetësojë.”, tha ai.
British sniper, Craig Harrison talks about his deployment to Kosovo being the worst one he experienced and how he found Albanian women who had been raped locked in house by Serbs. We will never forget pic.twitter.com/8UCiE51hmT
— ella (@novemberssvo) December 23, 2023







