Kandidati për deputet nga NISMA, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se nuk do të jetë vetëm zëri i qytetarëve, por do të jetë zgjidhja e problemeve të tyre, në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit.

Smakiqi ka treguar se është hera e parë që garon për deputet, dhe ka synim të marr shumë iniciativa ligjore në Kuvend.
Smakiqi po ashtu ju ka bërë thirrje të rinjve që mos ta shesin votën.

“Mos e shit votën, sepse viza të kushton dhjetë fish më shtrenjtë”, ka thënë ai.

Smakiqi garon në listën e deputetëve të koalicionit NISMA-AKR-PD dhe mban numrin 110. Është hera e parë që i nënshtrohet garës për deputet në Kuvendin e Kosovës.