Smakiqi: Qeveritë gënjyen se në Drenicë është investuar, gjendja në terren flet ndryshe

Kandidati për deputet nga NISMA, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se është mbivlerësuar se në Drenicë është investuar shumë nga qeveritë.

Smakiqi ka thënë se kanë vizituar fshatin Kopiliq dhe kanë parë se ky vend është diskriminuar dhe është lënë në harresë.

Ky është rrëfimi i Smakiqit për vizitën në Kopiliqin e Epërm:

#Bashkëpërshtetin
Kopiliqi i Epërm
‘Shtosat’ urban te Prishtinës, se Drenica ka përfituar ose është mbivlerësuar nga qeveritë 2008-2019 janë një gënjeshtër e kulluar.

Sapo shkelem në Kopilq te Epërm ku NISMA e ka nëndegën e saj me Kryetar Agim Hyseni, përjetuam dhunën e varfërisë, te harresës e diskriminimit.

Por u kthjella shpejtë me madhështinë e mikpritjes ne oden e Bacit Hysen Hyseni, që ma mirë se çdo deputet deri sot ma mirë se çdo analistë servil te partive, na shpjegonte defektet e qeverive, në te gjitha aspektet.

Një djalë i ri rreth 20-ve posa po hyra ne odë ende pa u përshëndetur me tha shkuam poshtë ne Rinia e Kosovës një goditje në ndërgjegjen e deputetëve e qeverive deri sot, por dhe ne mua direkt si kandidatë i NISMA për Skenderaj.

Votuesi i Drenicës e i Kosovës, është ngopur me gënjeshtra e dështime, shpresa e besimi i është zbehur fortë.

Mixha Hysen na tha na kanë rrejtë nja ka nja për punësim e zhvillim por na kanë rrejtë edhe krejtve përnjëherë per liberalizim, kanalizim, ujësjellës, vende pune he ‘mazamakeq’.

Kryetari i NISMA Skenderaj Shekip Fazliu, shkurt iu shpjegoi programin e Qeverisë LIMAJ si Kryeministër na prezantoi kandidateve te Degës tonë.

Ne ju premtuam vetëm një gjë se votës së lirë te bindjes tuaj do t’i qëndrojmë me kokë të ulur duke punuar dhe respektuar ligjet e Kosovës, duke i kthyer rendin e zhvillimin qe nuk e lejon rininë tonë ta braktisë Kosovën.

#NSIMA #AKR & #PD #122
#FatmirLIMAAJ1Kryeminister
#110Falenderime

loading…