Sllovenia ndryshon kufizimet, kaq ditë karantinë për ata që shkojnë nga Kosova

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për ndryshimin e kufizimeve në Slloveni për shkak të Covid-19.

Personat që shkojnë nga Kosova në Slloveni do t’ju kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë ditësh.

Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen.