1-0

Sllovakia bën hap të madh drejt kualifikimit në Evropian

Sllovakia ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për “Euro 2024”. Sllovakia mposhti në udhëtim Luksemburgun me rezultatin 1:0, në ndeshjen direkt për vendin e dytë. Kjo ndeshje i takoi Grupit J kualifikues, ndërsa u zhvillua të hënën.

David Duris vendosi takimin. Ai shënoi në minutën e 77-të golin e fitores për sllovakët. Me këtë fitore Sllovakia është forcuar në vendin e dytë me 16 pikë nga tetë ndeshje. Portugalia e ka siguruar Evropianin, kurse Luksemburgu është në vendin e tretë.

Ndërkohë, të hënën fitore shënoi edhe Islanda. Mposhti Lihtenshtajnin me rezultatin e thellë, 4:0. Islanda është e katërta me dhjetë pikë.