SkySports: Chelsea monitoron Arbër Zenelin

Chelsea është një nga shumë klube të Premier Ligës që do të monitorojë nga afër progresin e anësorit kosovar të Heerenveenit, Arbër Zeneli, raporton “SkySports”.

23-vjeçari mbetet pa kontratë gjatë verës dhe mund të shitet për vetëm 5 milionë funte, sipas raportimit.

Të dielën, skautë nga e gjithë Evropa, përfshirë ata të gjigantit turk, Galatasaray, do të nisen drejt Amsterdamit për të përcjellë Zenelin në përballjen me Ajaxin.

Zeneli ishte “heroi”i Kosovës në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve duke realizuar tre gola në fitoren ndaj Azerbajxhanit, 4 me 0.