Skuadra që e eliminoi Prishtinën, e kërkon Dani Alvesin

Pasi që transferuan fituesin e Botërorit, Cristian Zaccardo, skuadra nga San Marino, Tre Fiori, e cila eliminoi Prishtinën nga raundi preliminar i Europa Ligës, dëshiron që ta transferojë edhe Dani Alvesin

Tre Fiori kishin transferuar Zaccardon në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, kurse skuadra gjysmë amatore dëshiron që në mbrojtjen e tyre të transferojë edhe një mbrojtës tjetër të njohur ndërkombëtar.

Ndryshe, Tre Fiori me nofkën “Ultras” janë shtatë herë kampion të san Marinos por ata nuk e kanë fituar ligën prej vitit 2011, edhe pse përfunduan në vendin e tretë gjatë 2018-19.

loading…