Skuadra me mbrojtjen më të mirë në Superligën e Kosovës

Kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur dhe sezoni i 2020/21 në Superligën e Kosovës do të mbyllet.

Ekipi i Prishtinës është shumë afër të shpallet kampion, me 75 pikë në 34 xhiro.

Kryeqytetasit këtë sezon kanë mbrojtjen më të mirë. Ata kanë pranuar vetëm 21 gola, më së paku se cdo klub i Superligës.

Ekipi i dytë me mbrojtjen më të mirë, është ajo nga Gjilani, FC Drita. ‘Intelektualët’ kanë pranuar 28 gola.

Skuadra e tretë me mbrojtjen më të mirë gjatë këtij sezoni është ajo e Feronikelit – të cilët kanë pranuar 34 gola.

Mbrojtjen më të dobët këtë sezon e ka klubi i fundit në tabelë, KF Besa. Pejanët kanë pranuar 83 gola.

Kujtojmë që në xhiron e ardhshme, zhvillohen këto ndeshje: Gjilani – Prishtina, Ballkani – Trepça ’89, Drenica – Drita, Arbëria – Llapi dhe Feronikeli – Besa.