Skuadra italiane shkarkon trajnerin

Eugenio Corini nuk është me trajner i Brescias në Serie A. 49-vjeçari është shkarkuar nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta. Ky vendim i drejtuesve të klubit erdhi pas disfatës me Veronën.

Për pozicionin që mbante Corini ka marrë kuota të larta kandidatura e Diego Lopezit, ish lojtar dhe trajner i Calgliarit, aktualisht në krye të Penarolit në Uruguaj.

Në 10 javët e para të këtij sezoni në Serie A Brescia ka marrë 1 fitore, dy barazime dhe 7 humbje. “Dallëndyshet” kanë zhgënjyer veçanërisht në takimet shtëpiake, ku kanë grumbulluar vetëm 1 pikë.

loading…