Skuadra holandeze ia bën gati kontratën Lionel Messit

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi ka mbetur pa kontratë dhe është ‘lojtar i lirë’.

Shumë klube kanë hedhur ofertat në tavolinën e yllit argjentinas.

Klubi që bën gara në Ligën e Dytë në Holandë, FC Volendam ka bërë publike kontratën për Lionel Messin.

“Përshëndetje Lionel Messi, këto janë disa arsye pse ju duhet të vini në FC Volendam”, ka shkruar klubi përmes rrjeteve sociale.

Arsyet janë këto:

  • Ne ndjekim filozofinë e Johan Cruyff
  • Ju mund të luani me një golashënues europian
  • Ne kemi peshk të mirë
  • Ne kemi fanellat më të mira portokallinj në botë

“Ju vetëm duhet të nënshkruani. Shpresoj që shihemi së shpejti”, vazhdoi tutje klubi

Lionel Messi pritet të firmos kontratë të re me Barcelonën, por ai është në obligime duke luajtur në Copa America me Kombëtaren e Argjentinës.

Kujtojmë që një interesim të madh për Messin ka shprehur skuadra e Paris Saint-Germain.