Skuadra e Ballkanit reagon pas incidentit ajror: Mund të përfundonte me fatalitet

Skuadra e Ballkanit ka pasur mbrëmje një natë plot ankth.

Aeroplani me të cilën po ktheheshin nga Çekia ku e zhvilluan ndeshjen ndaj Slavia Prahas në Conference League, pësoi dëmtim, me ç’rast xhami i pilotit u krisë duke rrezikuar të përfundojë me tragjedi, shkruan Demokracia.com

Pas kësaj ngjarje Ballkani ka reaguar përmes faqës në Facebook, derisa me ka cilësuar si një incidet të frikshëm.

“Pas një ndodhie mbrëmë kur u nisëm për Kosovë, ende pa e kaluar shtetin e Çekisë, dritarja e aeroplanit kishte filluar të plasaritej. Kjo ngjarje mund të përfundonte me fatalitet, por fal Zotit sot mbërritëm shëndosh e mirë në Prishtinë.

Ju falënderojmë përzemërsisht të gjithë komunitetin e mediave që ju mbajtën të informuar për gjithçka dhe tifozëve shqiptar për përkrahjen dhe mesazhet e panumërta”, ka shkruar FC Ballkani.