Lirika Deva

Skitarja kosovare, Lirika Deva fiton medalje të artë në turneun e skijimit në Bansko

Skitarja kosovare, Lirika Deva ka arritur një sukses mjaft të madh këtë fundvit.

Deva ka shkëlqyer duke e fituar medaljen e artë në Yulen Cup të garave të kalendarit të FIS.

Turneu u zhvillua në shtetin e Bullgarisë, shkruan Gazeta Express.

Ajo la pas vetes Elena Stoilovan dhe Liliana Pitovan që u pozicionuan në vendin e dytë, respektivisht të tretë.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin skitarë nga pesë shtete.

VIDEO BONUS: Mbrojta e Kurtit e shtyn me forcë gazetaren, nuk e lejon t’i shtrojë pyetje kryeministrit