‘Skifterat’ e kallin flamurin e Greqisë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ VIDEO

Gjilani sonte luajti me APOEL në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Evropës.

Qipriotët fituan me rezultat 2-0 dhe kaluan tutje në rundin e ardhshëm të Ligës së Evropës.

Ndeshja u luajt pa tifozë shkaku i pandemisë COVID-19.

Por, tifozët e Gjilanit, ‘Skifterat’ ishin mbledhur në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë ku edhe dogjën një flamur të Greqisë.

Përveç kësaj, ata kënduan: ‘Kosova është zemra e Shqipërisë’.