Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti duke thënëse jeta publike e këtij të fundit përshkruhet me sofizëm, mashtrime e keqinterpretime të realiteteve, me qëllimin e vetëm – pushtetin, pa i zgjedhur mjetet.
Haziri përmes një postimi në Facebook ka shkruar tutje se Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin, duke u viktimizuar se janë bërë cak i fushatës propagandistike.
“Por në fakt edukimi seksual është pjesë e ideologjisë së tij dhe ky doracak skandaloz është bërë me qëllim”, thotë Haziri.
Ai thotë se Kurti me propagandë erdhi në pushtet dhe ashtu do të shkoj.
“Me propagandë ke ardh dhe prej propagandës ke me shku. Rruga e Re për Kosovën, në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, tashmë është përqafuar nga shumica e kosovarëve sepse ne besojmë Zot, Familje e Atdhe. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!”, ka shkruar Haziri.







