Skena brutale të kriminelëve serbë: Radikalët e Sheshelit e sulmojnë Natash Kandiqin VIDEO

Anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Radikale Serbe të kriminelit Vojisllav Sheshel e kanë sulmuar aktivisten serbe të të drejtave të njeriut, Natasha Kandiq para fillimit të promovimit të librit të Sheshelit.

Sulmi ka ndodhur në ndërtesën e Komunës Stari Grad në Beograd, transmeton Ballkani.info.

Aktivistët e Fondit për të Drejtën Humanitari (FHP), Forumit ZDF dhe Inciativës për të Drejtat e të Rinjve, kishin shkuar në promovimin e librit të Sheshelit për Srebrenicën, në të cilën krimineli serb shkruan se atje nuk kishte gjenocid.

Këta aktivista dëshironin që ta shpërndanin Dosjen e FHP-së për “Krimet ndaj Kroatëve në Vjovodinë”.

Më pas radikalët i sulmuan gjashtë aktivistë të këtyre organizatave, katët gra dhe dy burra, duke i shtyrë e sharë, duke i hedhur në tokë… /Ballkani.info/