Skaneri ultrasonik i Galaxy S10 gënjehet nga një printim 3D i shenjës së gishtit

Në vitet e fundit prodhuesit e smartfonëve kanë implementuar funksione të avancuara për përdorues që duan të sigurojnë sa më mirë pajisjet e tyre dhe për këtë kanë përdorur skanerët e shenjave të gishtërinjve, teknologjinë e njohjes së fytyrës e madje dhe sensorë që skanojnë venat e gjakut.

Megjithatë hakerët kanë gjetur edhe mënyra sesi të anashkalojnë këto masa sigurie dhe një përdoruesit ka mësuar sesi të mashtrojë skanerin e shenjave të gishtërinjve të Galaxy S10 me një printim 3D të shenjës së gishtit.

Në një postim në Imgur, përdoruesit darkshark prezantoi projektin e tij. Ai mori një foto të skanerit të shenjave të gishtërinjve nga një xham, e përpunoi në Photoshop dhe krijoi një model 3D me 3ds Max. Pas një printimi prej 13 minutash, ai arriti të krijonte një version të skanerit të shenjave të gishtërinjve që mashtroi sensorin e telefonit.

Skaneri i Galaxy S10 nuk bazohet në një model kapacitiv që përdoret tek telefonët e tjerë, përkundrazi shfrytëzon një sensor ultraskonik i cili duhej praktikisht të ishte më i vështirë për tu mashtruar.

Përdoruesi në fjalë i shesh me shqetësim sepse metodat biometrike po përdoren në një mori aplikacione pagesash dhe bankare dhe për tu qasur në këto aplikacione e gjitha që duhet është një foto e shenjës së gishtërinjve.

Nuk është hera e parë që një sistem biometrik i një telefoni flagship manipulohet. Në 2017-ën një maskë 150 dollarë gënjeiu Face ID në Apple iPhone X.