49 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmit terrorist në dy xhami në Zelandë të Re.
Derisa myslimanët bënin lutjet e të premtes, një sulmues u fut brenda xhamisë duke i vrarë ata e disa të tjerë arritën t’i mbijetonin këtij sulmi.
Këtë akt terrorizmi e dënuan të gjithë, duke u lutur për viktimat dhe familjet e tyre.
Por, sulmi ndaj myslimanëve të Zelandës, nuk i ka ndalur ata të dalin përsëri në xhami dhe të lutën për viktimat.
Siç shihet në këto fotografi të publikuar në rrjetin social ‘Twiter’ shumë qytetarë kanë dalë dhe po lutën për viktimat dhe familjet e tyre në një xhami.
Derisa, Policia po përkujdesen për sigurinë e tyre.








