Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka kujtuar vdekjen e ambasadorit serb Oliver Potezica në Libi, që kishte vdekur në një aksident komunikacioni në vitin 2017.


Por, që nga viti 2017 Vuçiq këtë ambasador se ka tërheq nga detyra, pavarësisht që kishte vdekur. Tek tash, pas 5 viteve, Vuçuiq është kujtuar që ta lironte nga detyra këtë ambasador.


Oliver Potezica ishte ambasador i Serbisë në Libi, me seli në Tripoli, derisa vdiq në një aksident automobilistik në Tunizi. Ai si ambasador i Serbisë e “mbuloi” edhe Çadin dhe në përputhje me ndërrimet dhe emërimet e reja nëpër ambasadat nëpër botë.
Oliver Potezica tërhiqet nga pozita e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Serbisë në Republikën e Çadit – shkruhet në dekretin, i cili është publikuar më 17 janar 2022 në Gazetën Zyrtare, 5 vite pas vdekjes së tij.


Mbetet e paqartë pse presidenti i Serbisë vetëm tani, pas gati pesë vitesh, emëron një ambasador të ri në këtë shtet afrikan dhe e kujton të ndjerin.


Miroljub Jevtic, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, është emëruar ambasador në Republikën e Kongos dhe në Republikën e Afrikës Qendrore.


Kujtojmë se ambasadori Oliver Potezica ndërroi jetë më 10 maj 2017, pas një aksidenti të rëndë trafiku që pati në Tunizi.