Nesër bëhen një vit nga sulmi terrorist serb në Banjskë të Zveçanit. Sulmi kishte ardhur nga terroristët serbë ku me këtë rast u vra polici kosovar, Afrim Bunjaku.
Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës ishin vra edhe tre terroristë serbë, në mesin e tyre ishte Stefan Nedeljkoviq i njohur si tifozë i klubit serb Crvena Zvezda, transmeton Ballkani.info.
Sot gjatë ndeshjes, Partizani – C.Zvezda tifozët e kanë ngritur një banderolë me fotografin e terroristit, duke e lartësuar atë me fjalët: “Zgjohuni vëllezër, zgjohuni serb, fitorja do të jetë e jona”, kanë shkruar tifozët, duke bërë thirrje në njëfarë forme për një tjetër sulm terroristë. /Ballkani.info/







