Skandaloze| Prokurori i krahason krerët e UÇK-së me kriminelin serb, Vojisllav Sheshel

Prokurori i Gjykatës Speciale, Alan Tieger, në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve ka bërë një deklaratë skandaloze.

Ai i ka krahasuar ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me kriminelin serb, Vojisllav Sheshel, shkruan Demokracia.com.

“Aktakuza e Sheshelit ka qenë një syresh që e ka pasqyruar këtë qasje. Akuza se Shesheli kishte marrë pjesë në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale, përfshirë Millosheviqin dhe anëtarë të tjerë të Ushtrisë Jugosllave, të Serbisë e Malit të Zi. Tani Shesheli e kundërshtoi këtë akuzë lidhur me pjesëmarrjen dhe Gjykata doli në përfundim se kjo akuzë ishte si e zakonshme, si e pranueshme dhe doli në përfundim se argumentet e të akuzuarit u konstatuan si të pavërtetë dhe të pabazë”, tha Tigerer.

Sheshel u dënuar për nxitjen dhe planifikimin e krimeve dhe shkeljen e ligjeve të luftës.

Ai konsiderohet pjesë e aksioneve sistematike kriminele, me synim spastrimin etnik të disa pjesëve të Kroacisë, Bosnjes dhe Vojvodinës.

Në aktakuzën e tij thuhej se ai ka bërë këto krime në periudhën prej vitit 1991 deri në vitin 1993, kur erdhi deri tek përçarja e tij me ish presidentin serb dhe jugosllav Sllobodan Millosheviq.

Sheshel ishte një prej protagonistëve më të mëdhenj të idesë për krijimin e Serbisë së Madhe.

Në shtetin serb, sipas aspiratave të tija, do të duhej të futeshin Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe pjesë të mëdha të Kroacisë dhe Bosnje – Hercegovinës.