Një video qesharake, tejet diskretituese nga futbolli nigerian është bërë “virale” në Twitter, duke ngritur dyshime për trukim të ndeshjes. Dhe nuk bëhet fjalë për një ndeshje dosido, por vetë finale e Kupës së Nigerisë.

Remo Stars u përball me Ijebu United në finalen e “Ogun State FA Cup”, e cila shkoi me penallti pasi asnjëra skuadër nuk shënoi dot në kohën e rregullt 90-minutëshe.

Në videon e çuditshme të postuar nga @LFCinnigeri, një lojtar i Remo, qëllimisht e ka adresuar nag vija anësore e fushës goditjen e tij nga pika e bardhë. Pra, nuk e godet topin as sipër apo anash portës, që ka përballë, por e dërgon atje ku nuk mund ta besojë askush.

If this isn’t Match Fixing, then I don’t know what it is.

Why is Nigerian football like this? Why don’t we ever want progress??

This is Ogun State FA Cup final between Remo Stars and Ijebu United 💔💔

pic.twitter.com/Mef2oU2gd1

— Ibukun Aluko (@IbkSports) July 14, 2022

Në “kthimin e restos”, kur godet njërën nag penalltitë Ijebu United, portieri i Remos qëndroi pa lëvizur fare, ndërsa topi kaloi pranë tij dhe në rrjetë.

Ijebu përfundimisht fitoi 3-0 nga pika e bardhë dhe u kurorëzua në mënyrë patetike fitues i Kupës së Nigerisë. Tifozët që nuk mundën t’iu besonin syve me atë që panë përdorën rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre, duke akuzuar të dyja skuadrat se po trukonin gjithçka.

Videoja grumbulloi mbi 5 milionë shikime në Twitter. Një tifoz shkroi në Twitter: “Nëse ky nuk është fiksim ndeshjesh, atëherë nuk e di se çfarë është. Pse është futbolli nigerian i tillë? Pse nuk duam kurrë përparim? Skuadrat finaliste mund ta kishin bërë atë që donin edhe pa dalë kaq hapur”.

FA Cup state final between Remo Stars FC and Ijebu United…
May God have mercy upon us…🤦🏽‍♂️

Our football is headed where he kicked the ball to…. #Madness pic.twitter.com/jcz9HNgiN6

— Mozez Praiz (@Mpraiz) July 15, 2022