Skandaloze: Forca të shtuara të policisë te QKUK-ja, dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur

Forca të shtuara të policisë janë parë tek objekti i Klinikës Infektive pasi dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur në morg.

Demokracia.com ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka parë se tri vetura të policisë së Kosovës janë aktualisht te Klinika Invektive.

Sipas burimeve, dyshohet që në morgun e spitalit të Prishtinës janë ndërruar trupat e dy personave të vdekur.

Për këtë, policia është duke intervistuar edhe mjekët e Infektivës.

Policia e Kosovës nuk ka folur lidhur me rastin.

Gazeta Demos ka kontakur me drejtorin e Klinikës Infektive, Arben Vishaj ku nuk e ka mohuar as nuk e ka pohuar lajmin.

Demos do ju mbaj të informuar në lidhje me këtë rast.