Skandaloze/Drejtorët e KEDS blejnë vetura luksose, sindikalistët paralajmërojnë greva

Sindikalistët e Distribucionit kanë reaguar ndaj një skandali, ku sipas tyre mjetet të cilat i ka lejuar ZRRE për 5 vite për rritje të pagave, nivelizim e përvojë pune, nuk janë nda sipas destinimit por janë ‘keqpërdor’ nga KEDS.

“KEDS sot paska ble automjete për Drejtora në vlerë qindra €uro nga njëra ndër markat më të shtrenjëta Toyota Hybrid. Ta mbrojmë dinjitetin tonë nga kjo padrejtësi.
Ne rrezikojmë në pandemi e ata shpërblejnë vetën me automjete lluksoze me djersën tonë. TURP”, thuhet në një reagim të këtyre sindikalistëve në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashurë Kolegë,

Mjetet të cilat i ka leju ZRRE për 5 vite për Rritje të pagave, Nivelizim e Përvoj Pune, nuk janë nda sipas destinimit por qenkan ‘keqpërdor’

KEDS sot paska ble automjete për Drejtora në vlerë qindra €uro nga njëra ndër markat më të shtrenjëta Toyota Hybrid.
Ta mbrojmë dinjitetin tonë nga kjo padrejtësi.

Ne rrezikojmë në pandemi e ata shpërblejnë vetën me automjete lluksoze me djersën tonë. TURP

Nesër kërkoni nga FSPE të reagoj dhe të ndaj mjetet për bonus nga viti 2019 dhe shpërblim për punën gjatë pandemis, në të kundërtën do të ndërprejnë Leximin dhe do të futemi në grev.
#ReflektoniTani