Skandali / Vendi europian dëbon gruan shqiptare në muajin e nëntë të shtatzanisë

Një grua shqiptare në muajin e nëntë të shtatzanisë është përzënë nga Islanda së bashku me bashkëshortin e saj dhe djalin dy vjeçar.

Familja ndodhej në Islandë për azil dhe ishte në pritje të miratimit të kërkesës, ku në mbrëmje policia ka mbërritur në banesën e tyre dhe u ka kërkuar largimin nga vendi.

Si pasojë e tronditjes gruaja përpos shokut psikologjik ka përjetuar edhe hemoragji nga hundët.

Ajo ka përfunduar në spital ku mjekët i kanë rekomanduar të mos kryejë fluturime të gjata.

Por megjithë rekomandimin e mjekëve, Drejtoria e Emigracionit ka deklaruar se çertifikata nuk tregon se fluturimi mund ta rrezikonte gruan.

Familja shqiptare u deportua herët në mëngjes së bashku me burrin e saj dhe djalin dy-vjeçar.

Policia islandeze siguroi një çertifikatë e cila e quan të përshtatshëm rastin e gruas për të fluturuar.

Por kjo certifikatë mësohet se është lëshuar nga një mjek që nuk e ka vizituar më herët gruan shqiptare.

Kompania ajrore islandeze “Icelandair” shkruan në ëebfaqen e saj se: “Nënat në pritje të një fëmije duhet të kenë një çertifikatë mjekësore që nuk është lëshuar më herët se 72 orë para fillimit të udhëtimit, nëse ato janë në muajin e tyre të fundit të shtatzanisë, ose kanë kaluar më parë një lindje të parakohshme. Nënat që janë në dy javët e fundit të shtatzanisë nuk do të pranohen për udhëtime.”

Ndërkohë që Drejtoria e Emigracionit ka mbrojtur qëndrimin e saj për dëbimin teksa lëshoi ??një deklaratë rreth mesditës së sotme, ku pohoi se dëbimi ishte i ligjshëm, pasi individët të cilëve iu është mohuar mbrojtja ndërkombëtare dhe nuk kanë asnjë të drejtë tjetër të banojnë në vend, duhet të largohen nga Islanda sipas ligjit.

Ndërkohë që “No Border Iceland”, një organizatë e cila trajton rastet e emigrantëve, deklaron se familja shqiptare nuk ka marrë një përgjigje me shkrim për kërkesën e tyre nga Drejtoria e Emigracionit, dhe për këtë arsye çështja e tyre nuk duhet të quhet e mbyllur.

Çështja është marrë në hetim edhe nga Drejtoria e Shëndetësisë në Islandë e cila thotë se çdo këshillë e ekspertëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor duhet respektuar dhe ndjekur me rigorozitet të plotë.

loading…