Dy ditë më parë, Policia e Kosovës arrestoi 7 shtetas çekë, pasi kishin planifikuar të ngrisnin një flamur me dron i cili kishte mesazhin ‘’Kosovë është Serbi’’ në ndeshjen kundër Republikës së Çekisë.

Por fatmirësisht qëllimi i tyre dashakeq nuk u arrit, por serbët e kanë vlerësuar lartë veprimin e tyre.

Në ndeshjen Serbi – Portugali, që u luajt mbrëmë dhe u mbyll me fitoren e iberikëve 4-2, tifozët serbë shpalosën një parullë në gjuhën çeke.

‘’Faleminderit që luftuar për Kosovën’’, ishte mesazhi falënderues i serbëve drejtuar tifozëve çek.

Ndryshe, Kosova mposhti 2-1 në ‘Fadil Vokrri’ Çekinë me golat e Vedat Muriqit dhe Mërgim Vojvodas dhe duke treguar një kulturë të madhe në tribuna.