SKANDALI/ Arbitrazhi dënon me 10 mln euro OSHEE, por është mbajtur sekret nga Avokatura e Shtetit

Gjykata e Arbitrazhit në Zvicër ka dënuar kompaninë publike të shpërndarjes së energjisë OSHEE me gjobën e majme 10 milionë euro. Vendimi i formës së prerë është marrë verën e vitit të kaluar, por gjithçka është mbajtur sekret nga avokatura e shtetit. Madje, po në mënyrë të fshehtë, gjoba është pranuar edhe zyrtarisht nga Shqipëria duke u njohur nga Gjykata e Apelit në muajin dhjetor.

Por pse qytetarët shqiptarë do të paguajnë 10 milionë euro, përmes kompanisë publike të energjisë? Këtë herë konflikti është edhe me absurd se sa ai I rastit Beccheti, pasi nuk ka lidhje as me institucionet publike as me shkeljen e ndonjë marrëveshje nga shteti shqiptar. E gjitha është një mosmarrëveshje private e vitit 2012, kur shpërndarja e energjisë ishte e privatizuar tek kompania çeke cez.

Në atë kohë, CEZ nënshkroi një kontratë për blerje energjie nga kompania zviceriane EFT. Por meqë CEZ nuk shleu në kohë pagesat për energjinë, EFT e anuloi në mënyrë të njëanshme kontratën dhe e kërcënoi Cezin në abritrazh duke kërkuar dëmshpërblim edhe për energjinë që nuk kishte furnizuar si fitim I munguar.  

Në janar të vitit 2013, CEZ u largua nga Shqipëria pas konflikteve me qeverinë e Sali Berishës. Kompania u mor në administrim shtetëror dhe qeveria e atëhershme mbajti linjën se shteti nuk mund të paguante dëm të munguar për një energji e cila nuk ishte furnizuar nga EFT.

Në qershor pushteti ndërroi krah. Pas zgjedhjeve, qeveria e sapoardhur në pushtet e zgjidhi konfliktin me mirëkuptim, përmes një marrëveshje, ku shteti shqiptar pranoi të paguajë rreth 100 milionë euro tek CEZ për të marrë sërish në pronësi rrjetin e shpërndarjes. Pjesë e marrëveshjes ishte dhe një nen i hartuar nga avokatura e shtetit, i cili u dha amnisti të plotë penale të gjithë drejtuesve të CEZ, për cdo shkelje të ligjit që ata mund të kishin bërë gjatë kohës që kishin në pronësi rrjetin shqiptar të shpërndarjes së energjisë.

Drejtuesit e CEZ ikën me 100 milionë euro në thes, të cilat ja u morën shqiptarëve falë marrëveshjes së lidhur me socialistët në vitin 2013. Por përvec shumës së majme, kjo marrëveshje i la shqipërisë edhe detyrimet potenciale që mund të dilnin nga administrimi I ccekëve. Për konfliktin me EFT edhe qeveria e majtë ruajti të njëjtën linjë si ajo më parë duke mos pranuar të paguante dëmshpërblim për sasi energjie që nuk ishin dorëzuar. Por EFT e hapi cështjen në arbitrazh dhe tani qytetarët shqiptarë do të paguajnë 10 milionë euro për një konflikt tërësisht privat mes një kompanie çeke dhe një zviceriane, për të cilin nuk kanë asnjë faj apo përgjegjësi.