MEPTINIS

Skandalet vazhdojnë: Ministria që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari shpërndan intervistën e Kurtit

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësish dhe Investimeve, përkatësisht faqja e saj zyrtare në Facebook, ka shpërndarë intervistën e kryeministrit në ikje, Albin Kurti.

Kjo Ministri, sipas fotos më poshtë, është përkujdesur që posa ka filluar intervista, ta shpërndajë atë.

Kështu, ky insitutcion qeveritar, hyn në radhën e grupeve të Facebook-ut ku promovohen intervista të ndryshme të zyrtarëve të Vetëvendosjes.

Kujtojmë se për një gjë të tillë, një ministre në qeverinë e kaluar ishte linçuar publikisht nga Vetëvendosja dhe ishte kritikuar nga të tjerët.