SKANDAL: Pacientes nuk i hiqen penjtë në QKUK, s’ka mjete të punës (DOKUMENT)

Mungesa e mjeteve të punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka qenë temë shqetësuese kohëve të fundit.

Por, sipas zyres së informimit të kësaj qendre, është thënë se tanimë qytetarët nuk do të përballen me probleme të tilla pasi që porositë po i bën zyrja e prokurimit dhe atë në kohë rekord, shkruan Ballkani.info.

Në anën tjetër, sipas qytetarëve këto probleme nuk kanë të ndalur.

Në fotot e dërguara për Ballkani.info, nga një familjar i një paciente që është dërguar në QKUK për të hequr penjët e një plage që kishte marrë, shihet se arsyetimi i doktorit për mos heqjen e penjëve ishte mungesa e mjeteve të punës (supozohet skalperi).

Data e kontrollës, sipas dokumentit është 3 Maj ndërsa doktori është Kreshnik Musa. /Ballkani.info