Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Progresive Serbe (SNS), Dragan Shormaz, deklaroi se pjesëtarët e formacionit paraushtarak rus “Wagner” morën pjesë në demonstratat e verës së vitit 2020 në Beograd.

Ky formacion i paramilitarëve rusë që kanë kryer krime në Siri dhe Mali, duke vrarë civilë të pafajshëm me metoda makabre, janë përgjegjës edhe për disa krime në Ukrainë, pasi me urdhër të Putinit kanë shkruar për të kryer vrasje.

Shormaz  tha për Danas se “në demonstrata kanë marrë pjesë edhe disa rusë, anëtarë të ‘Wagner’-it”, duke thënë se “është fakt, sepse i kemi arrestuar”.

Shormaz theksoi se kjo i tregon atij se “një numër i madh i diplomatëve në ambasadën ruse janë të përfshirë në veprim kundër interesave të Serbisë”, si dhe se “shërbimet tona kanë informacion për këtë dhe do të ishte e lehtë të reagonim për këtë çështje”.

Më 13 dhjetor 2021, Bashkimi Evropian vendosi në listën e sanksioneve grupin Wagner, i cili është një kompani private ushtarake, pra një formacion paraushtarak, që kryesisht kryen krime kundër njerëzimit nëpër vendet ku ka konflikt.

Sipas Shormazit, është në interesin e Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Serbia duhet të jetë pjesë e një bote euroatlantike moderne, të lirë, demokratike, teknologjikisht të përparuar. Çdo gjë tjetër është një gënjeshtër dhe mashtrim. Qytetarët do ta kuptojnë këtë”, tha Shormaz, duke shtuar se ai zgjodhi “midis vendit tonë në Evropë dhe despotizmit aziatik, dominuar nga prapambetja dhe varfëria”. /Ballkani.info/