Bor

Skandal në Serbi: Nënkryetari i Komunës e puth në buzë vajzën e mitur (FOTO)

Nënkryetari i qytetit serb të Borit, Branko Periq, 60 vjeçar, është gjendur në mes të një skandali kur fotografitë në të cilat ai e puth në buzë një të mitur 15 vjeçare kanë dalë në profilin e Facebook-ut të të miturës.

Siç raporton RTV Bor, Periq ka dhënë dorëheqje, transmeton Ballkani.info.

Jozyrtarisht, Periq ka thënë se fotografia duke e puthur të miturën është bërë kur ajo i ka uruar atij për punën e mirë që ka bërë.

Ai ka thënë se edhe me vajzat tjera që kanë qenë të angazhuara është përshendetur në mënyrë të njëjtë. /Ballkani.info/