Gjyqtari kryesor

Skandal në Serbi, gjyqtari e pyet kameramanin se a ishte penallti

Edhe në Serbi kanë sistemin teknologjik VAR, por në një mënyrë tjetër. Skenat e fundit sa skandaloze, ishin edhe aq qesharake.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi ka ndodhur në kategoritë më të ulëta në futbollin serb.

Gjyqtari kryesor në një ndeshje vendosi të konsultohet me kameramanin për vendimin e tij.

Gjyqtari fillimisht akordoi penallti për skuadrën me fanella të kuqe, teksa pas protestave të skuadrës me fanella të kaltërta vendosi që të konsultohet për vendimin e tij.

Ai konsultimin e bëri me një kameraman që po xhironte ndeshjen, i cili gjyqtarit i tha se ishte “penallti e pastër si loti”.https://zeri.info/inarticle.html

Pas këtij konsultimi, gjyqtari nuk ndërroi mendje për vendimin e tij, teksa portieri i skuadrës së kaltërt zhveshi fanellën dhe u largua me nervozë nga ndeshja.