Skandal në Rumani, menaxherja e futbollistëve rreh trajnerin

Plas keq në futbollin rumun. Sherr e goditje me shuplaka mes një menaxhereje të njohur të futbollit të këtij vendi dhe trajnerit të Astra. Gjithçka është filmuar dhe është shpërndarë në rrjetet sociale e media, teksa incidenti është regjistruar në dalje të një hoteli.

Anamaria Prodan Reghecampf goditi me shuplakë Dan Alexa.

I pyetur për incidentin, ky i fundit ka dashur të “mbulojë diellin me shoshë”, pasi pamjet filmike kishin marrë dhenë: “I kam lexuar raportet e gazetarëve në internet. Asgjë nuk ka ndodhur. Folëm për transferime!”

Po cila është Anamaria Prodan-Reghecampf (17 dhjetor 1972)” Bëhet fjalë për një agjente të FIFA-s, producente televizive rumune dhe modele.

Ajo ka qenë edhe presidente e CS Buftea dhe FC Snagov, klube të kategorisë së dytë rumune apo drejtore e FC Universitatea Cluj, menaxhere e përgjithshme e FC Gloria Bistrita dhe Concordia Chiajna.

Në mesin e dhjetra lojtarëve të menaxhuar prej saj përfshihet edhe Adrian Mutu. Anamaria Prodan Reghecampf realizoi transferimin më të madh në historinë e futbollit të Rumanisë dhe Belgjikës, Nicusor Stanciu, për 10.000.000 euro. Nga ana tjetër, “viktima” e këtij incidenti, Dan Alexa (28 tetor 1979) është trajner professional futbolli në Rumani.

Ai ka qenë edhe ish-futbollist i skuadrës që drejton aktualisht, Astra Giurgiu. Luajti si mesfushor mbrojtës për 16 vite në nivele profesioniste. Pasi e la futbollin e luajtur, Alexa u bë trajner. Puna e tij e parë në këtë rol ishte te Poli Timişoara, në mars 2014.

loading…