Skandal në kampionatin europian të peshëngritjes

Një skandal ka përfshirë kampionatin europian të peshëngritjes që po mbahet në Jerevan të Armenisë.

Raportohet se një person nga publiku është afruar tek flamuri i Azerbajxhanit dhe i ka vënë flakën. I pranishëm në ceremoni ishte edhe Kryeministri i Armenisë.

Pas këtij veprimi Azerbajxhani tërhoqi ekipin kombëtar. Ngjarjen e konsideroi skandal me prapavijë politike dhe ka bërë përgjegjëse qeverinë armene. Mediat armene raportuan se autori u identifikuar dhe u arrestua më pas nga policia.

Incidenti erdhi disa ditë pas një tjetër përshkallëzimi të situatës midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, kur shtatë persona nga të dyja palët u vranë si pasojë e një konfrontimi të armatosur në një zonë kufitare. Arsyeja e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit qëndron në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Pjesë e evenit europina është dhe kombëtarja shqiptare e peshëngritjes. Kuqezinjtë përfaqësohen me shtatë sportistë në pesha të ndryshme.

Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj janë pretendentë për zonën e medaljeve. Këtë të shtunë është mbajtur edhe ceremonia e hapjes ku skuadrat janë prezantuar me radhë./Gazeta Express