E gjithë bota e futbollit po priste me padurim ndeshjen midis Real dhe Atlético në gjysmëfinale të Superkupës Spanjolle, por në prag të ndeshjes, ajo dëshmoi një turp të paparë.

Para se të luhej ndeshja në Riad, Arabia Saudite, organizatorët vendosën t’i bënin një homazh legjendës së futbollit gjerman që u nda nga jeta pak ditë më pare Franz Beckenbauer duke i kërkuar të gjithë të pranishmëve që të mbanin një minutë heshtje.

Tifozët e dy klubeve tronditën botën teksa u dëgjuan duke vërshëllyer dhe duke thirrur në korr gjatë asaj periudhe të heshtjes.

Në siklet kanë qenë edhe futbollistët e dy klubeve, gjë që dukej në fytyrat e tyre. Lojtarët gjithsesi dhuruan spektakël në këtë ndeshje e cila në kohën e rregullt prej 90 minutave u mbyll me shifrat 3:3.

EMOTIVO MOMENTO EN EL AL AWAL ⚫

▶️ Minuto de silencio en memoria de Franz Beckenbauer.

🎙️ @aruli75 y @jbuscalia#SupercopaEnDSPORTS | #superSupercopa pic.twitter.com/pFMFOJrEsp

— DSPORTS (@DSports) January 10, 2024