Skandal: Mercedesi pranon se në veturat e reja ka sensorë sekretë për lokacion

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave luksoze, Merceses-Benz, është vënë në qendër të kritikave pasi zyrtarët e tij kanë pranuar se veturat janë të pajisura me sensorë të fshehtë për gjetjen e lokacionit.

Të gjitha veturat e reja dhe të përdorura që janë prodhuar nga Mercedesi janë të pajisura me sensorë që mund ta tregojnë vendndodhjen e veturës gjatë tërë kohës. Vetëm në Britani të Madhe, vitin e kaluar janë shitur 170 mijë vetura të këtij prodhuesi.

Sidoqoftë, zyrtarët e kompanisë thanë se këta sensorë aktivizohen vetëm në rrethana ekstreme, siç është rasti kur konsumatorët që e paguajnë veturën me këste dështojnë t’i bëjnë pagesat me kohë.

Përpos kësaj, ata pranuar se të dhënat e marra nga këto pajisje të fshehta ofrohen edhe për palët e treta, të cilat kanë të drejtë t’i konfiskojnë veturat në rast të mospagimit të kësteve.

Rreth 80 për qind e veturave të kësaj kompanie shiten me këste, që është përqindje më e madhe se e të gjithë prodhuesve të tjerë.

Sipas ligjeve të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave, përcjellja e vendndodhjes së veturës pa dijeninë e vozitësve është vepër ilegale, shkruan “Daily Mail”.

loading…