Skandal: Krejt komunat e LVV-së fitojnë projekte të Qeverisë, “komunat e opozitës” me gishta n’gojë

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një vendim të Qeverisë së Kosovës, ku shihet se të gjitha komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje kanë fituar projekte të Qeverisë, derisa komunat që udhëhiqen nga opozita kanë fituar vetëm tri projekte.

Hoti ka ngritur dyshime se si të gjitha komunat që udhëhiqen nga partia në pushtet kanë arritur të fitojnë projekte nga Qeveria, përkatësisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV. Në nivel nacional, VV qeveris në 4 komuna prej 38 sa janë. Por të gjitha kanë arritur të fitojnë projekte nga Qeveria. Çfarë fati!”, ka shkruar Hoti.

Sipas këtij vendimi, Komuna e Gjilanit ka fituar një projekt në vlerë 87 mijë e 500 euro, ajo e Podujevës në vlerë 111 mijë e 114 euro, e Shtimes ka fituar projekt në vlerë 113 mijë e 727 euro, derisa ajo e Kamenicës në vlerë prej 299 mijë e 960 euro, por që thuhet se është projekt.