‘Skandal’ i ri për kryeministren Sana Marin: Më falni për fotot dhe mikeshat topless

Nuk ka ditë që nuk kalon pa Sanna Marin, 36 vjeçe, që të mos ketë nevojë të kërkojë falje ose të justifikojë diçka.

Pantallonat e shkurtra në koncertin rock, festa e tepruar me miqtë që e çuan atë (vullnetarisht) për të kryer një test të drogës (doli negativ) dhe tani ‘topless’, jo i saj, por gjithsesi ‘topless’.

“Skandali” i ri i “Made in Finland”, rrjedh nga një foto e realizuar në rezidencën e Helsinkit të kryeministres.

Një foto që po qarkullon shumë në rrjetet sociale në 24 orët e fundit. Skena është kjo: dy vajza bionde – dy influencuese – shihen me bluzat lart, duke mbuluar gjoksin me një shenjë ku shkruhet “Finlandë” dhe duke u puthur.

“Në fakt, imazhi nuk është i përshtatshëm”, ka komentuar kryeministrja më e re në botë, duke shtuar se ajo foto as që duhej bërë: “Bëmë sauna, notuam dhe kaluam kohë bashkë, por nuk bëmë asgjë të jashtëzakonshme. Ndodhi gjatë takimit”.

Marin tha gjithashtu se festa në shtëpinë e saj u zhvillua pas festivalit muzikor “Ruisrock” (ai i pantallonave të shkurtra, shumë të shkurtra), në korrik.

Mediat finlandeze kanë shkruar se dy të ftuarat janë fotografuar në banjat e katit të poshtëm, ato të dedikuara për mysafirët.

Këto janë momente të lodhshme për kryeministren, e cila prej ditësh i shmanget akuzave për jetën e saj, e gjykuar nga disa si të papërshtatshme për rolin e saj politik dhe nga të tjerë (shumë gra që e mbështesin) një jetë normale të një gruaje të re në pushtet.

Fakti është se, me të drejtë ose pa të drejtë, ajo e gjen veten që të shpjegojë se si kërcen, ndërsa Finlanda sapo ka marrë “po”-në nga NATO, ose ndërkohë që krahas vendeve të tjera evropiane, edhe ajo kërkon që t’u refuzohen vizat turistike për qytetarët rusët (edhe këtu, me të drejtë ose gabim).

Por jeta e saj personale mori përsipër. Pritet me ankth të shihet lëvizja e radhës së kryeministres bukuroshe, “fëmijës” që u bë kryeminister në 2019, në moshën 34-vjeçare, e cila deri dje ka mahnitur Europën dhe që sot e gjen veten duke u mbrojtur nga fjalë të tilla, si ato të deputetes Annika Saarikko.

Sipas Saarikkos, stili i jetesës që përcjell fotoja, nuk përputhet me përvojën e shumë finlandezëve që po luftojnë me krizën e kostos së jetesës.

Nuk dihet si i është përgjigjur Marin këtij komenti, por ja çfarë tha disa ditë më parë: “Shpresoj që në vitin 2022 të pranojmë edhe një person që merr vendime për një vend të mund të kërcejë, të këndojë dhe të shkojë në festa”.