Skandal Barcelona: Zyrat e klubit bastisen nga policia, ka arrestime

Mossos d’Esquadra – forca e policisë katalunase, këtë mëngjes ka bastisur zyrat e klubit të Barcelona-s.

Kjo besohet që është e lidhur me skandalin e shkurtit të kaluar, ku kompani të ndryshme ishin kontraktuar nga klubi për të bërë propagandë në rrjetet sociale.

Kjo propagandë u bë me qëllim që të “turpëroheshin” njerëz dhe grupe që bënin komente kundër presidentit të Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu.

Cadena Ser, media në spanjë ka investiguar qështjen, duke gjetur disa emra të kompanive që ishin të përfshira në këtë qështje.

Emrat e kompanive janë: I3 Ventures SL, NSG Social Science Ventures SL, Tantra Soft SA, Digital Side SA, Big Data Solutions SA dhe Futuric SA.

Persona afër me klubin konfirmojnë që policia ende nuk ka gjetur detaje ekzakte të gjërave që kërkonin.

Deri më tani janë arrestuar Oscar Grau, Roman Gomez Ponti, Jaume Maferrer.

Bartomeu do arrestohet gjithashtu, raporton Cadena SER.