SKANDAL/ Anëtari i nismës së PDK-së “Liria Ka Emër”, fyen viktimat e luftës: Do të përfshihen edhe ata që e kanë thy kamën tu ik prej serbëve

Anëtari i nismës së PDK-së “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, në një emision duke folur në lidhje me reagimet e serbëve të Graçanicës për vendosjen e këtyre pankartave në këtë qytet, ka fyer rëndë viktimat e luftës duke thënë se në këtë nismë do të përfshihen të gjithë, përfshirë këtu edhe ata që kanë thyer këmbën duke ikë nga serbët.

Kjo përgjigje skandaloze erdhi pasi prezantuesi e pyeti atë se a do të përfshihet edhe portreti i Ibrahim Rugovës në “Liria ka emër”.

“ Edhe një dajë i dikujt që e ka thyer këmbën duke ikur nga serbët do të përfshihet”, ka thënë Tasholli teksa pastaj ka qeshur, kur prezantuesi e pyeti se edhe një djalë i axhës së tij, donë të përfshihet.

Nisma “Liria ka emër” e cila filloi pas arrestimeve të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, mori disa kritika për mospërfshirjen e ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së në të.

Ndërsa se fundmi revoltoi serbët e Graçanicës, kur këto pankarta me mbishkrimin “Liria ka emër” u vendosën edhe në këtë komunë.