Vlora Çitaku

“S’ka ndodhur asnjëherë që Kosova të pranojë goditje barabartë sa Serbia në Këshill të Sigurimit”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, fajësoi kryeministrin Albin Kurti për krizën e fundit e pa edhe të duhur ta theksojë qasjen e tij më të butë në retorikën e tij si reflektim i goditjeve nga aleatët.

Ish diplomatja kosovare e theksoi si shqetësues diskutimin e aleatëve ndaj Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB në intervistë për Nacionale.

“Ajo që pamë në fund të seancës duket që kryeministri reflektoi nga diskutimi i aleatëve tanë, nga goditjet që iu dhanë Kosovës dhe unë këto i pranoj me dhimbje. Sepse unë mund ta luftoj kryeministrin këtu brenda, mirëpo në Këshill të Sigurimit ai përfaqëson Kosovën. Dhe ishte një pamje shqetësuese që nuk ka ndodhur asnjëherë me parë që Kosova të pranoi goditje barabartë sa Serbia në Këshill të Sigurimit nga aleatet tanë”, ka deklaruar ajo.

Ajo më tej shpjegoi edhe shkakun dhe shkaktarin e kësaj qasje të aleatëve të Kosovës.

“Kjo si rezultat e qasjes avantureske të kryeministrit dhe mungesës së koordinimit për çështje që kanë një lloj ndjesi etnike me potencial për tu keqpërdorur nga kundërshtaret e pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar Çitaku.

VIDEO BONUS: Adresimi i plotë, i përkthyer në shqip, i Albin Kurtit në mbledhjen mbrëmshme të KS së OKB-së