Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ndërsa menjëherë pas tij PDK-ja ka mbledhur Grupin Parlamentar.
Nacionale merr vesh nga burime të mirëinformuara se Kurti nuk ka pranuar që ligji për Dhomat e Specializuara të votohet edhe në lexim të dytë.
Sipas të njëjtave burime, Kurti dëshiron ‘pazar’ mes dy leximeve. Pra të arrihet marrëveshje për çështjen e presidentit.
Takimi mes Kurtit dhe Hamzës ka përfunduar pa ndonjë njoftim publik për marrëveshje mes palëve.
Menjëherë pas takimit, Hamza ka mbledhur deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend për të diskutuar zhvillimet.
Për mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK-së ka raportuar edhe gazetari i Kanal 10, Zeqir Hasani, i cili po përcjell zhvillimet nga Kuvendi.
Deri tani, Kurti dhe Hamza nuk kanë dalë me deklarata publike për përmbajtjen e takimit dhe për atë se si do të procedohet më tej me ligjin dhe çështjen e presidentit.







