Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka ndërprerë seancën e sotme.
Pas konsultimeve me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, kryeparlamentari ka njoftuar deputetët prezent në seancë që Kuvendi nuk ka kuorum për t’i vazhduar punimet, raporton Ballakani.info.
Ai ka treguar se të paktën janë tre deputetët të VV-së që nuk do të votojnë asnjë projektligj.
“Me sa po e kuptojnë gjendjen brenda grupit të mazhornacës, se paku tre deputetë nuk do të votojnë asgjë, asnjë projektligj. Kështu që, nuk ka kuorum Kuvendi për me vazhduar. Caktojnë ndonjë ditë një seancë tjetër, me gjasë javën e ardhshme”, ka thënë Konjufca.
Ndërsa, gjatë seancë së sotme Kuvendi i Kosovës ka dështuar të ratifikojë tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme, në mungesë të kuorumit.
Nga ana tjetër, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.







