S’ka kuorum, Kuvendi i Kosovës nuk miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare, pasi që nuk ka pasur kuorum.

Kështu bëri të ditur kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se projektligjet nuk mund të votohen pasi që nuk kanë qenë 80 deputetë në sallë.

Këto kanë qenë Projektligjet në rend të ditës:

Në rend të ditës ka qenë votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe lejimi i mundësive për sigurimin e ujit, votimi i për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe votimi i Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.