1-1
S’ka fitues në sfidën Azerbajxhan – Malta
Azerbajxhani dhe Malta kanë ndarë pikët në ndeshjen e katërt të tyre në Ligën e Kombeve.
1 me 1 ishte rezultat final i këtij takimi.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Muscatit në minutën e 37 pas asistimit nga Corbolan.
Vendasit barazuan shifrat në minutën e 53 përmes Abdullayevit.
Pas katër ndeshjeve Azerbajxhani mban vendin e dytë në Grupin 3 me gjashtë pikë, dy më pak se lideri Kosova. Derisa Malta në vendin e katërt ka 2 pikë. E me dy pikë më tepër në vendin e tretë është Ishujt Faroe.