S’ka fitues në Mitrovicë e Skenderaj, Gjilani arkëton një pikë ndaj 89-shit, Drenica dhe Malisheva luajnë pa gola

Kanë përfunduar tri përballjet përmbyllëse të xhiros së 13-të në elitën e futbollit kosovar.

Ballkani nuk ka marrë më shumë se një pikë në duelin kundër Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë duke barazuar 1:1, raporton Demokracia.com.

Me rezultat identik të njëjtë ka përfunduar ndeshja tjetër në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

“Kuqebardhët” avancuan të parët me golin e Baton Zabërgjës në minutën e 41-të.

Christian Mba realizoi për 89-shin për t’i barazuar shifrat dhe njëherit vendosi epilogun përfundimtar të përballjes.

Nga një pikë kanë arkëtuar edhe Drenica dhe Malisheva që barazuan 0:0 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.