Sivasspori me mungesa të mëdha kundër Ballkanit

Ballkani sonte e zhvillon ndeshjen e katërt në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër Sivassporit të Turqisë.

Ballafaqimi i Grupit G në Ligën e Konferencës luhet nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” i cili pritet të jetë i stërmbushur.

Ekipi turk ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Ballkanit. Sivasspori nuk do mund të llogarisë në shërbimet e pesë futbollsitëve.

Për ekipin e Sivassporit do të mungojnë 5 lojtarë. Në këtë ndeshje nuk do të mund të luajnë të lënduarit Leke James, Ziya Erdal, Ahmed Musa, Samba Camara dhe Fredik Ulvestad.

Ballkani zë vendin e parë me katër pikë, aq sa kanë edhe Sivasspori, Slavia Praga dhe Cluji, por që suharekasit kanë goldallim më të mirë.