Situatë e tensionuar te PSG: Neymar ka zbuluar planin në prapaskenë të Mbappes si u mundua ta largonte nga skuadra

Duket se gjëra mes Kylian Mbappes dhe Neymarit kanë filluar të acarohen edhe më shumë.

Nga fundi i sezonit të kaluar në Ligue 1, u raportuar se francezi dëshironte që braziliani të largohej nga “Parku i Princave”.

Por, ata zëra filluan të shuheshin deri në të mbrëmjen e së shtunës që shkoi, kur Neymar kishte mundësinë ta thumbonte Mbappe.

Braziliani nuk e lejoi fituesin e Kupës së Botës me Francën që të gjuante penalltinë e dytë, pasi e kishte huqur të parën, gjë që shkaktoi pakënaqësi.

Për më shumë, Neymar në disa raste bashkëvepronte me Lionel Messin dhe nuk preferonte të pasonte te Mbappe.

Tani, sipas asaj që raporton gazetari Romain Molina, problemi i dyshes te Paris Saint-Germain nuk janë vetëm penalltitë.

Neymar e ka mësuar prapaskenën se si Mbappe kishte punuar që ta largonte nga skuadra dhe tani po dëshiron t’i hakmerret. /Telegrafi/