policia

Situata në Kamenicë, Policia thotë se ka përdorur gaz lotsjellës ndaj banorëve

Një përplasje mes zyrtarëve policorë dhe banorëve të fshatit Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës, ka ndodhur sot si pasojë e kundërshtimit të banorëve për mbylljen e shkollës në këtë fshat.

Lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Reporteri se situata është e tensionuar.

“Ju njoftojmë se me 23 maj 2021 te shkolla fillore në fshatin Shipashnicë e Poshtme komuna Kamenicë, banorët e fshatit e kanë bllokuar derën e hyrjes së shkollës me qëllim për mos t’i lenë zyrtarët komunal që të vendosin brenda kësaj shkolle inventarin për fëmijët parashkollorë.

Në vendin e ngjarjes janë tri patrolla policore të PK-së , mirëpo situata paraqitet e tensionuar. Aty janë mbledhur rreth 50 banor të fshatit në shenjë pakënaqësie ku me ketë rast janë sulmuar zyrtarët komunal ku është përdorur edhe sprej nga ana e zyrtarëve policorë”, tha Hashani ndër tjera, gjersa shtoi se për detaje të tjera do të njoftojnë me kohë.