Situata me zjarret në Shqipëri, Peleshi: Ka përmirësim në orët e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka thënë se situata me zjarret është përmirësuar gjatë orëve të fundit.

Peleshi tha se pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile, është bërë mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit.

“Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren  për fikjen e tij”, tha Peleshi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Peleshi tha se përmirësim të situatës ka edhe në Vlorë, por sipas tij, gjendja po monitorohet.