Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është parë duke u futur në qendrën stërvitore të Unitedit në Carrington, përpara ndeshjes me Tottenhamin në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.
Skuadra po i bënë stërvitjet finale përpara udhëtimit për në Londër, ku do të takohet me Spurs nesër në “Wembley”, dhe bashkë me lojtarët ka qenë ish-trajneri legjendar, Ferguson.
Unitedi po kalon në formë të shkëlqyer që prej se është bërë trajner Ole Gunnar Solskjaer, duke zënë vendin e të shkarkuarit, Jose Mourinhos.
Në pesë ndeshjet e para, norvegjezi ka siguruar pesë fitore.
Prezenca e Fergusonit do të iu ndihmojë lojtarëve që të përgatiten moralisht për ndeshjen ndaj Tottenhamit, që zhvillohet të dielën prej orës 17:30.







